Rritet çmimi, De Ligt do t’i kushtojë Juventusit 80 milionë euro
Matthijs De Ligt mbetet lojtari që mban ‘primatin’ sa i përket vëmendjes në medie, në vlugun e transferimeve të verës.
Sport
De Ligt duket se ka bërë zgjedhjen e tij, dhe në të ardhmen pritet ta veshi fanellën e Juventus, duke lënë anash ofertat e Barcelonës apo PSG.
Thuhej se holandezi do të kalonte tek Juve për 67 milionë euro, por kjo shifër tashmë është rritur me kërkesën e Ajax.
‘Goal Italia’ raporton se Juve ka pranuar kërkesën e Ajax, dhe do të paguajnë 80 milionë euro për lojtarin ( përfshirë 13 milionë euro bonuse), transmeton lajmi.net.
Lojtari ka kërkuar edhe një pagë mjaft të lartë, e cila prek 13 milionë euro për sezon, plus bonuset.
Është vetëm çështje kohe se kur do të bëhet zyrtarizimi i lojtarit në ‘Allianz Stadium’ dhe sigurisht se do të jetë një transferim i madh për Juven. /Lajmi.net/