Mësohet shuma që Juventus do të paguajë për De Ligt

Mbrojtësi holandez Matthijs De Ligt, do t’i kushtojë Juventusit 67 milionë euro.

Sport

28/06/2019 16:07

TuttoSport pretendon se Juventus do të paguajë deri në 67 milionë euro për 19 vjeçarin e shumëkërkuar, përcjell lajmi.net.

Gazeta shpjegon se Juventus janë në proces të finalizimit të një marrëveshje për 67 milionë euro, dhe 13 milionë euro tjera bonuese bazë të arriturave .

Në anën tjetër, De Ligt do të përfitojë 7.5 milionë euro në sezon, duke nënshkruar deri në vitin 2024. Paga vjetore e holandezit do të rritet deri në 12 milionë euro, në varësi të objektiveve që përmbushen.

Përndryshe interesim të madh për De Ligt kanë shprehur edhe Barcelona dhe PSG./Lajmi.net/