EURO U21: Spanja i bashkohet Gjermanisë në finale
Kombëtarja e Spanjës U21 i është bashkuar Gjermanisë në finalen e Kampionatin Evropian për të rinj.

Sport
Futbollistët e talentuar të Spanjës, kanë arritur të mposhtin 4:1 Francën, për të kaluar në finale.
Jean Philippe Mateta shënoi në minutën e 16’, për epërsinë 0-1 të Francës.
Por,vazhdimi i ndeshjes solli një dominim të Spanjës, që shënoi katër gola.
Marc Roca, Mikel Oyarezabal, Daniel Olme dhe Borja Mayoral, shënuan për përmbysjen e rezultatit dhe fitoren e Spanjës.
Në finalen e madhe, Spanja do të takohet me Gjermaninë./Lajmi.net/