Sarri: Pi 60 cigare në ditë
Trajneri i ri i Juventusit Maurizio Sarri pranon se mënyra e tij e pirjes së duhanit është jashtë kontrollit.
Sport
Tekniku italian është aktualisht në pushime në Ascoli-Piceno, ku ai foli për faqen lokale La Nuova Riviera.
Ai foli më shumë për jetën e tij private, larg futbollit, përcjell lajmi.net.
“Unë pi 60 cigare në ditë, që ndoshta është shumë më shumë se normalja”, deklaroi Sarri.
”Nuk e ndjej nevojën të pi gjatë ndeshjeve, por nuk mund të qëndroj pa të pasi të përfundojë takimi”.
Pos cigares, Sarri është i lidhur edhe me qenin e tij Ciro, për të cilin në Londër kishte punësuar një kujdestar privat. /Lajmi.net/