Konjufca tregon nëse dikush nga koalicioni qeverisës e dha votën për mocionin e mosbesimit

Deputeti i Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka folur për çështjen e mocionit të rrëzimit të qeverisë që ishte paralajmëruar nga partia e tij së bashku me LDK-në.

Lajme

25/06/2019 23:43

“Kemi shpresuar që këtë javë do hidhej në votim mocioni”, ka thënë Konjufca.

“Çdo herë në Kosovë kur janë shkaktuar zgjedhjet e parakohshme ndodhë një fenomen që një pjesë e spektrit politik në mazhorancë i ka bashkuar votat me opozitën dhe e ka rrëzuar qeverinë, kësisoj edhe vetvetën”, tha ai në T7.

Konjufca tregon se kjo është arsyeja që opozita ende nuk ka dalur me mocionin në Kuvend.