Cancelo te City, Juve bën pengesën e parë
Skuadra e Manchester City dhe ajo e Juventus janë afër një marrëveshje për mbrojtësin portugez, Joao Cancelo.
Sport
Kampionët e Premierligës e duan me çdo kusht transferimin e lojtarit në ‘Etihad’ dhe janë të gatshëm të paguajnë deri në 40 milionë euro për të.
Por, sipas raportimeve të ‘Tuttosport’, ‘Citizens’ po përgatiten që të ulin çmimin duke përfshirë në ofertë mbrojtësin Danilo, transmeton lajmi.net.
‘Bianconerët’ thuhet se nuk kanë interesim për brazilianin, i cili mbush 28 vite gjatë muajit të ardhshëm dhe nuk pranojnë asgjë përveç parave ‘cash’.
Cancelo ishte transferuar tek Juve nga Valencia, për 40.4 milionë euro gjatë verës së kaluar. Ai ka kontribuuar në një gol dhe tetë asistime në 34 ndeshje. /Lajmi.net/