Man City të gatshëm të paguajnë klauzolën e Koulibaly
Skuadra e Manchester City po synon që të jetë aktive edhe gjatë këtij afati kalimtar.

Sport
Së fundmi, lojtari që ka përfunduar në radarin e kampionëve të Premierligës është ylli i Napoli, Kalidou Koulibaly.
Raportimet nga ‘Tuttosport’ bëjnë të ditur se ‘Citizens’ janë të gatshëm që të paguajnë klauzolën prej 120 milionë eurove për lojtarin,transmeton lajmi.net.
28 vjeçari më parë është kërkuar edhe nga rivalët lokal të City, Manchester United, por duket se ata janë dorëzuar tashmë në këtë garë.
Senegalezi do të jetë i angazhuar edhe në garat e Kupës së Afrikës, dhe me siguri se ndonjë vendim për të ardhmen do ta marrë pas atyre garave. /Lajmi.net/