Man City me një vendim të rëndësishëm për Gabriel Jesus

Skuadra e Manchester City ka marrë një vendim të rëndësishëm për sulmuesin brazilian, Gabriel Jesus.

Sport

22/06/2019 16:12

Kampionët e Premierligës kanë konfirmuar se nga sezoni i ardhshëm Jesus do të jetë numri 9 i skuadrës, transmeton lajmi.net.

Këtë numër në fanellë lojtari do ta bartë qysh me fillimin e sezoni 2019/2020, dhe do të jetë hera e parë që e bën këtë me City.

Deri në këtë sezon, lojtari brazilian paraqitej me numrin 33 në fanellën e tij dhe kjo do të jetë një risi për sezonin e ardhshëm. /Lajmi.net/