A keni pirë ‘coca cola’ me Shpend Ahmetin – pyetja e çuditshme e ‘Kamishit’ për Blerim Devollin
Situata interesante janë krijuar sot në Komisionin Parlamentar për gjendjen në Telekomin e Kosovës, ku po raporton pronari i Z Mobile, Blerim Devolli.
Lajme
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu në një moment e pyeti Devollin se çfarë afërsie kishte me kryetarin e PSD-së, Shpend Ahmetin, shkruan lajmi.net.
“A keni pi coca cola me Shpend Ahmetin?”, ishte pyetja e Kamishit.
Të njëjtës pyetje nuk iu përgjigj, Devolli duke kërkuar ta dinte se cila është tema për të cilën Haxhiu ia parashtroi pyetjen në fjaë.
“Çka ka lidhje, cka o tema këtu?”, u përgjigje Devolli.
Më tej, Haxhiu vazhdoi me pyetjet se a ka pasur shtrirje të shërbimeve telefonike edhe në veri të Kosovës.
Devolli u shpreh se ka pasur shtrirje në Graçanicë e në Brezovicë, mirëpo se nuk e di për pjesën veriore.
Ndërkaq, më herët gjatë ditës, Devolli tha se nuk e ka pasur për qëllim që në asnjë formë ta dëmtojë Telekomin. /Lajmi.net/