Kampionët e Italisë të bindur se do të transferojnë mesfushorin e njohur
Juventus janë të bindur se do të arrijnë marrëveshje me Adrien Rabiot, për transferimin e francezit në Torino.
Sport
Mesfushori i Kombëtares së Francës është lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me PSG-në.
‘Bardhezinjtë’ janë duke punuar për të mbyllur sa më parë marrëveshjen me 25 vjeçarin, dhe shpresojnë që në fundjavë të mbyllin çështjen e transferimit.
Rabiot sipas ‘Goal.com’ do të nënshkruajë kontratë afatgjate, duke fituar rreth 7 milionë euro.
Është drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, që ka qenë i lidhur me këtë transferim, duke pasur mundësinë të fliste drejtpërdrejt me nënën e futbollistit, që është edhe agjente e tij./Lajmi.net/