Lajm i hidhur për të divorcuarit: Kështu ndikon ndarja e prindërve në shëndetin e fëmijës

Fëmijët e prindërve të divorcuar kanë më shumë gjasa të kalojnë në mbipeshë, sipas hulumtimit.

Lifestyle

12/06/2019 22:49

Shkencëtarët zbuluan indeksin e masës trupore (BMI) prej 7500 të rinjve prej 1-11 vjeç, transmeton lajmi.net.

Ata zbuluan se indeksi trupor mesatar i fëmijëve, nënat dhe baballarët e të cilëve ishin ende bashkë, deri në fund të studimit ishte 19.

Në të kundërt, indeksi ishte 19.5 për fëmijët e prindërve të divorcuar, gjeti ekipi i Shkollës së Ekonomisë në Londër.

Ekspertët sugjerojnë se fëmijët e shtëpive me probleme familjare kanë më shumë gjasa të hanë jo-shëndetshëm, pasi prindërit e tyre kanë më pak kohë për të përgatitur ushqim të shëndetshëm. /Lajmi.net/