Nadal i jashtëzakonshëm, triumfon edhe në Roland Garros

Rafael Nadal ka triumfuar në finalen e French Open pas fitores 6-3, 7-5, 6-1, 6-1 kundër Dominic Thiem në Paris.

Sport

09/06/2019 18:23

Tenisti spanjoll dhuroi një tjetër përformancë brilante këtë edicion, pas fitimit të ATP Roma para pak muajve.

Thiem, i cili arriti finalen e dytë në French Open, nuk i bëri dot ballë numrit dy në botë, transmeton lajmi.net.

Nadal u tregua bindës sidomos në dy setet e fundit.

Ky ishte triumfi i 12-të në karrierën e Nadal në Roland Garros,duke u bërë tenisti i parë që fiton 12 tituj në një Grand Slam. /Lajmi.net/