Zyrtare: Hazard tek Real Madrid

Lajmi i fundit nga Madridi bën të ditur se Eden Hazard është lojtarë i Real Madrid.

Sport

07/06/2019 22:07

Pas shumë negociatave, Real Madrid ka arritur që të mbyllë marrëveshjen për yllin e Chelsea, Eden Hazard.

Ylli belg ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2024, që do të thotë se do të jetë më skuadrën për së paku pesë vite.

Prezentimi i lojtarit do të bëhet më 13 qershor, në stadiumin ‘Santiago Bernabeu’, pas përfundimit të testeve mjekësore. /Lajmi.net/