Real Madrid bën lëvizjen e fundit drejt Hazard, shumë para në tavolinë
Skuadra e Real Madrid ka bërë lëvizjen e fundit drejt yllit të Chelsea, Eden Hazard.
Sport
‘Los Blancos’ janë në kërkim të yllit belg tash e dy vite, por kjo merkato duket se do të jetë ajo që do ta dërgojë lojtarin në ‘Santiago Bernabeu’.
Ishte vet Hazard ai i cili pas finales së Baku, ku Chelsea fitoi Ligën e Evropës, bëri të ditur se do të largohet nga Londra këtë verë.
‘Goal’ mëson se Real Madrid po nis përfaqësuesit e skuadrës drejt Londrës për një takim me drejtorin e Chelsea, Marina Granovskaia, transmeton lajmi.net.
Ky besohet të jetë hapi i fundit që ‘Los Blancos’ bëjnë drejt Hazard, ku pritet të ofrojnë rreth 120 milionë euro për shërbimet e tij.
Një rrol të madh në transferimin e Hazard pritet të luajë edhe trajneri i rikthyer tek Real Madrid, Eden Hazard. /Lajmi.net/