Juventus: Sarri apo Guardiola?
Skuadra e Juventus është akoma në kërkim të një trajneri që nga ndarja e rrugëve me trajnerin Massimiliano Allegri.
Sport
Në mediet italiane, ka ‘dy kampe’; Disa janë absolutisht të bindur se Maurizio Sarri do të marr drejtimin e Juves, disa të tjerë i qëndrojnë prapa mendimit se Guardiola do të jetë trajneri i ardhshëm.
‘Sportitalia’, ‘Sky Sport Italia’, ‘Tuttosport’ dhe ‘Corriere dello Sport’ janë të bindur se një marrëveshje me Maurizio Sarrin do të arrihet.
Sarri pritet të fluturojë drejt Italisë gjatë këtij vikendi, ku besohet se do të diskutohet edhe për të ardhmen e tij.
Por, ka edhe një grup tjetër të medieve italiane të cilët raportojnë se Guardiola ka arritur marrëveshje me Juven.
Raportohet se negociatat kanë filluar në mars, kur Juve u eliminua nga çerekfinalja e Ligës së Kampionëve.
Këto raportime mbështeten në argumentin se disa sponsor si Adidas do të ndihmojnë ‘Biankonerët’ që të paguajnë klauzolën e Guardiolas, si dhe pagën e spanjollit.
Pastaj, fakti se City mund të dënohet nga UEFA me mos pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve, rrit edhe më shumë besimin për një kalim të mundshëm të tijin tek Juventus.
Gjithsesi, asgjë akoma nuk është zyrtare. Nuk dihet kush do të jetë trajneri i ardhshëm i ‘Zonjës së vjetër’. Pep Guardiola dhe Maurizio Sarri janë dy emrat që po përmenden më së shumti. /Lajmi.net/