Dy trajnerët e vetëm që CR7 i dëshiron te Juventus

Cristiano Ronaldo nuk ka dhënë miratimin për emërimin e Maurizio Sarrit për trajner të Juventusit.

Sport

01/06/2019 11:28

Kampionët e Italisë janë në kërkim të një trajneri të ri, për zë zënë vendin e të larguarit Massimiliano Allegrit.

Me Pep Guardiolan dhe Mauricio Pochettinon që kanë refuzuar Juventusin, ‘Zonja e Vjetër’ ka kthyer sytë nga trajneri i Chelsea, Maurizio Sarri, përcjell ‘lajmi.net’.

Por, Sarri nuk është trajneri që Cristiano Ronaldo do të dëshironte te Juventus.

Në Itali raportohet se pesë herë fituesi i Topit të Artë, po preferon mes Carlo Ancelottit dhe Jose Mourinhos, me të cilët edhe ka punuar në të kaluarën./Lajmi.net/