Gundogan ‘alarmon’ të gjithë, largohet falas nga Man City?

Ilkay Gundogan do të mbetet te Manchester City edhe sezonin e ardhshëm.

Sport

31/05/2019 19:30

Mesfushori gjerman, Ilkay Gundogan, ka vendosur të qëndrojë te Manchester City edhe për një sezon, pavarësisht asaj nëse dështojnë bisedimet për vazhdimin e kontratës me kampionët e Premierligës.

Kontrata e Gundogan me Manchester Cityn përfundon në vitin 2020, dhe lojtari rrezikon largimin falas nëse nuk arrihet një marrëveshje për vazhdimin e saj.

Mesfushori 28 vjeçar ka qenë nënshkrimi i parë i Pep Guardiolas te Manchester City tre vite më parë, duke u transferuar për 25 milionë euro nga Borussia Dortmund./Lajmi.net/