Chelsea përmbahet pas ‘sulmit’ të parë të Real Madridit
Ka dështuar tentativa e parë e Real Madridit për të nënshkruar me Eden Hazard.
Sport
Ylli belg të mërkurën pas triumfit në Ligën e Evropës me Chelsea, njoftoi se ka ardhur koha për t’u larguar nga ‘Stamford Bridge’.
Mediet në Angli të enjten raportuan se gjatë ditës së shtunë do të ketë konfirmim zyrtar nga Real Madrid, për marrëveshjen e arritur me Chelsean për Eden Hazard, ndërsa prezantimi i lojtarit do të bëhej ditën e hënë.
Por, njoftimet e fundit bëjnë të ditur se diçka e tillë ka dështuar të ndodh, me Chelsean që nuk ka pranuar të negociojë me Real Madridin në këto momente, duke e shtyrë me formë këtë çështje.
Besohet se Real Madrid do t’iu ofrojnë ‘Bluve’ rreth 100 milionë euro për shërbimet e 28 vjeçarit belg./Lajmi.net/