Fabregas: Hazard mund të fitojë gjithçka me Real Madrid, përfshirë Topin e Artë

Ish mesfushori i Chelsea, Cesc Fabregas, ka komentuar transferimin e Eden Hazard tek Real Madrid, që pritet të ndodh së shpejti.

Sport

31/05/2019 15:47

Fabregas ka insistuar se belgu, përkundër talentit të tij, kurrë nuk do të mund ta fitonte Topin e Artë tek Chelsea.

Por, sipas spanjollit, ai mund të fitojë gjithçka me ‘Los Blancos’, përfshirë këtu edhe Topin e Artë.

“E di se ai thotë se nuk i intereson për Topin e Artë, por thellë brenda, secili lojtar e di se ajo është ndjenjë e mirë. Mendoj se unë besoj më shumë se ai, se ai mund të fitojë atë trofe. I njoh aftësitë e tij. E di çfarë mund të bëjë” ka thënë Fabregas, transmeton lajmi.net.

“Mendoj se me Chelsean ai nuk do të mund ta fitonte kurrë. Mendoj se tek Real Madrid ai mund të fitojë gjithçka” ka thënë ndër të tjerash Cesc.

Eden Hazard në ndeshjen që besohet të jetë e fundit me Chelsea arriti të fitonte trofeun e Ligës së Evropës, ndeshje në të cilën kontribuoi edhe me gol. /Lajmi.net/