Man City me hapa konkret drejt Joao Felix, nisin bisedimet

Manchester City ka nisur hapat e parë drejtë nënshkrimit me yllin e Benficas, Joao Felix.

Sport

31/05/2019 09:25

Felix, 19 vjeçar, ka regjistruar disa paraqitje të jashtëzakonshme gjatë këtij sezoni me skuadrën portugeze, duke tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha evropiane.

Portugezi është objektivi i skuadrës së Pep Guardiolas, Manchester City, të fundit këta që kanë nisur hapat e parë drejt të riut.

Kampionët e Premierligës besohet se janë të gatshëm të ofrojnë rreth 120 milionë euro për të transferuar portugezin, sipas raportimeve të ‘The Sun’, transmeton lajmi.net.

Kjo thuhet të jetë arsyeja pse ata kanë refuzuar ofertën prej 80 milionë eurove nga Bayern për Sane, pasi duan që ajo të rritet, në mënyrë që të ardhurat të përdoren për Felix.

Ylli portugez kërkohet me ngulm edhe nga skuadra e Juventus, duke bërë që konkurrenca të jetë e madhe për shërbimet e tij. /Lajmi.net/