Veprimi i Sarrit pas finales që mori vëmendjen e të gjithëve

Maurizio Sarri ka arritur suksesin më të madh në karrierën e tij.

Sport

30/05/2019 08:56

Trajneri italian ka fituar Ligën e Evropës me Chelsea, duke e mposhtur 4:1 Arsenalin në finalen e madhe të zhvilluar në Baku.

Ky sukses, është më i madhi për Sarrin,që arrin të fitojë kupën e parë si trajner.

Një moment si ky, kërkon festë të veçantë, dhe Sarri nuk mund të mos festonte duke pirë cigare në fushën e stadiumit të Baku.

Ky moment nuk iu ka ikur medieve dhe përdoruesve të rrjeteve sociale, që e kanë shndërruar në virale./Lajmi.net/