Kaq hapa në ditë duhet t’i përshkojnë femrat, për të jetuar më gjatë

Neve shpesh na u rekomandohet që të bëjmë 10 mijë hapa në ditë, por duket se kemi nevojë shumë më pak se kaq, sipas një studimi të fundit.

Lifestyle

29/05/2019 23:21

Numri optimal mund të jetë shumë më pak i varur nga mosha juaj, sugjeron hulumtimi i ri. Gratë, të cilat arrinin të përshkonin 4,400 hapa çdo ditë kishin një normë më të ulët vdekjeje prej 41% se sa gratë që përshkuan 1,700 sosh çdo ditë, gjeti një studim, transmeton lajmi.net.

“Ky është një numër shumë i vogël hapash. Pothuajse kushdo mund ta bëjë këtë”, tha I-Min Lee, autore kryesore e studimit të ri.

Ajo shtoi se interesi i saj në numërimin e hapave e udhëhoqi atë për të kërkuar origjinën e këshillimit të shpeshtë “10,000 hapa për shëndet më të mirë”.

Këshilla ishte e vitit 1965 dhe kishte rrënjët tek një kompani japoneze që bëri pedometrinë.

“Ky numër ishte më pak i bazuar në shkencë se sa në qëllimet e marketingut”, shtoi ajo.

‘Internal Medicine JAMA’ botoi studimin e saj të mërkurën. /Lajmi.net/