Klopp e godet keq Guardiolan me deklaratën e fundit

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është kundërpërgjigjur Pep Guardiolas i cili kishte thënë se ta fitosh Premierligën është më e vështirë se sa triumfi në Ligën e Kampionëve.

Sport

28/05/2019 21:57

‘Të Kuqtë’ janë finalen e kompeticionit më të rëndësishëm evropian për klube, ku të shtunën përballen me Tottenham, derisa kjo është finalja e dytë radhazi për ta pas asaj të sezonit të kaluar ku u mposhtën nga Real Madrid.

Skuadra e Klopp gjithashtu ishte afër të rrëmbente titullin e Premierligës, por në fund Manchester City i Guardiolas u shpall kampion me vetëm një pikë diferencë, transmeton lajmi.net.

‘’Premierliga është më e rëndësishme për Guardiolan sepse ai nuk ka qenë në finalen e Ligës së Kampionëve për një kohë të gjatë’’.

‘’Mos ma merrni për të keq, ne të gjithë e dimë se ai është menaxheri më i mirë në botë dhe ai meriton të gjitha lëvdatat që merr’’.

”Unë them se Liga e Kampionëve është më e rëndësishme, sepse unë ende mund ta fitoj atë dhe tashmë e kemi humbur Premier Ligën, pasi ata kanë një ekip më të mirë dhe mendoj se sezoni ynë ishte më i mirë se i tyre”, deklaroi trajneri gjerman. /Lajmi.net/