Rummenigge flet për transferimin e mundshëm të Sane tek Bayern
Transferimi i mundshëm i Leroy Sane tek Bayern Munich është tema kryesore në mediet gjermane ditëve të fundit.

Sport
Anësori gjerman nuk ka gëzuar hapësirat e duhura tek Manchester City këtë edicion, gjë që ka shtyrë atë të mendoj për një largim.
Nga skuadrat e para që ka kontaktuar ‘Citizens’ për shërbimet e tij është skuadra e Bayern Munich, e cila ka ofruar 80 milionë euro për të.
Për transferimin e mundshëm të Sane ka dhënë disa komente edhe shefi i Bayern, Karl – Heinz Rummenigge.
“Nuk duhet të harroni se ai ka edhe dy vite kontratë dhe se Manchester City nuk i shet lojtarët veç pse duhet ta bëjnë” ka thënë Rummenigge, transmeton lajmi.net.
“Kjo do të jetë e vështirë. Por, mendoj se lojtari duhet të bindet se është kënaqësi të luhet tek Bayern” ka thënë tutje ai.
“Ai do të ishte pasuesi i Arjen Robben dhe Franck Ribery, që do të ishte shumë interesante. Si një lojtar, kjo do të ishte shtyse mendoj” ka thënë ndër të tjerash shefi i bavarezëve.
Leroy Sane kishte luajtur edhe më parë në Bundesliga para se të kalonte tek Man City. Ai asokohe mbronte ngjyrat e Schalke 04. /Lajmi.net/