Hoxha vlerëson zgjedhjen e Tanja Fajon dhe Arba Kokalari në Parlamentin Evropian

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, ka veçuar dy emra, të zgjedhura për këtë Parlament.

Lajme

27/05/2019 17:42

Ministrja Hoxha ka shkruar se “dy emra janë që na bëjnë të ndjehemi shumë mirë me rezultatet e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, Tanja Fajon dhe Arba Kokalari”.

Postimi i plotë i Hoxhës:

“Dy emra janë që na bëjnë të ndjehemi shumë mirë me rezultatet e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, Tanja Fajon dhe Arba Kokalari.

Raportuesja për Kosovën në PE, mikja jonë e dëshmuar, Tanja Fajon, sërish do të mbaj të njëjtën pozitë, për të qenë pranë nesh, e vendosur si çdo herë pro qytetarëve tanë në proceset e rëndësishme për Republikën e Kosovës.

Arba Kokalari, emër që na bën krenar, e para deputete shqiptare në Parlamentin Evropian. Ajo do t’i bëj nder jo vetëm zgjedhësve të saj në Suedi, por edhe të gjithë bashkëkombësve. Suksese Arba!”. /Lajmi.net/