Tronditet Ronaldo, kësaj here akuzohet për mashtrim

Ylli i futbollit Cristiano Ronaldo është akuzuar për një tjetër mashtrim, kësaj here rreth një kompanie ku ai është pronar.

Sport

26/05/2019 21:35

Sulmuesi i Juventusit ka planifikuar të ndërtojë një qendër për përgatitjen e muskujve, që sipas shkenctarëve nuk ka asnjë dobi.

Ekspertët kanë frikë se ai është duke mashtruar duke promovuar një produkt që kushton rreth 350 funte e që jep iluzione për ata që dëshirojnë të krijojnë biceps të fryrë dhe programe për muskujt e barkut, transmeton lajmi.net.

Ronaldo është ambasadori i SIXPAD, një kompani japoneze e teknologjisë e cila specializohet në produktet e stimulimit të muskujve elektrik (EMS).

Kjo kompani i sjell përfitime yllit portugez rreth 315 milionë euro në vit.

34-vjeçari ka vendosur në shitje produktet në Angli, por ekspertët kanë thënë për MailOnline se, ndërsa pajisjet janë efektive për shërim, ato nuk bëjnë asgjë për rritjen e muskujve.

Në ditët në vijim pritet një kundërpërgjigje e fituesit të pesfishtë të Topit të Artë. /Lajmi.net/