Tri dëshirat e Pep Guardiolas për të vazhduar me Man City
Bota e futbollit u trondit nga zërat se Pep Guardiola kishte arritur një marrëveshje me Juventusin, dhe do të paraqitej si trajner i kampionëve të Serie A në ditët e para të korrikut.
Sport
Trajneri spanjoll u mendua se po largohej na Manchester City, pas qëndrimit tre vjeçar.
I menjëhershëm ishte reagimi i drejtuesve të Manchester Cityt, që hodhën poshtë këto zëra, duke e rikonfirmuar Guardiolan në krye të skuadrës.
‘The Sun’ raporton se Pep Guardiola do të qëndrojë te Manchester City nëse skuadra ia plotëson kërkesat për transferimin e tre lojtarëve, përcjell ‘lajmi.net’.
Joao Felix i Benficas është dëshira e parë e Pep Guardiolas.
Me largimin e Vicent Kompany, një mbrojtës do të vijë te City, dhe kërkesa e vetme e Guardiolas është Harry Maguire i Leicester Cityt.
Dëshira e fundit e spanjollit është Rodrigo, një mesfushor shumë i rëndësishëm i Diego Simeones te Atletico Madrid./Lajmi.net/