Thaçi: Krimet serbe nuk do të harrohen e as të vjetërohen
Presidenti i Kosovë, Hashim Thaçi, ka përkujtuar masakrën e Lybeniqit të Pejës.
Lajme
Ai është shprehur se para 21 viteve në këtë fshat të Kosovës u vranë dhe masakruan shumë banorë, shkruan lajmi.net.
Ndër të tjera ai është shprehur se askush nuk ka dalë para drejtësisë deri tani për këto vepra, por krimet e tilla nuk do të harrohen e as nuk do të vjetërohen.
“Edhe pse askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e kësaj masakre nuk doli para drejtësisë, krimet e tilla kurrë nuk do të harrohen e as të vjetrohen”, ka shkruar Thaçi.
Ky është postimi i tij i plotë:
Në hartën e krimit dhe gjenocidit të forcave policore dhe ushtarake serbe hyri edhe fshati Lybeniq i Pejës, ku para 21 viteve u vranë dhe u masakruan shumë banorë të asaj ane. Edhe pse askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e kësaj masakre nuk doli para drejtësisë, krimet e tilla kurrë nuk do të harrohen e as të vjetrohen. HTH. /Lajmi.net/