Fitore e thellë për Narendra Modi në zgjedhjet e Indisë
Narendra Modi ka siguruar një tjetër mandat pesë-vjeçar si kryeministër në Indi.
Bota
Kryeministri indian Narendra Modi ka siguruar një tjetër mandat pesë-vjeçar, pasi fitoi një fitore të përgjithshme zgjedhore.
Rezultatet e deritanishme tregojnë se Partia e tij Bharatiya Janata (BJP) do të fitojë rreth 300 nga 543 vende në parlament, raporton “Bbc”, transmeton lajmi.net.
Aleanca kryesore e opozitës, e cila kryesohet nga partia e Kongresit të Rahul Gandhit, ka pranuar humbjen.
Votimi ishte parë gjerësisht si një referendum mbi politikën nacionaliste hindu të kryeministrit.
Mbi 600 milionë njerëz votuan në një proces gjashtë javësh maratonë. /Lajmi.net/