Rrëmuja e quajtur ‘Fiorentina’, nga Evropa duke luftuar për mbijetesë brenda një sezoni
Mënyra më e mirë për ta definuar sezonin 2018/19 të Serie A të Fiorentinës? Një edicion ferri.
Sport
Fiorentina duket se do ta shmang rënien nga liga për një ‘qime floku’, pasi i duhet vetëm një pikë në ndeshjen e fundit të kampionatit italian.
Megjithatë, rënia nga e mundshme nga liga për ‘Violët’ do të ishte një nga historitë më dramatike të ndodhura ndonjëherë në Serie A, transmeton lajmi.net.
Ndonëse nuk do ishte aq e keqe sa skandali i Calciopolit në vitin 2006 që pa Juventusin në Serie B për shkak të kurdisjes së ndeshjeve – si dhe një sërë klubesh të tjera të implikuara duke përfshirë Fiorentinën – ulja e klubit këtë sezon do të ketë ende valë tronditëse përgjatë gjithë Evropës, dhe jo vetëm në Serie A.
Fiorentina ka rënë nga liga në vitin 2002, por 17 vite më pas dhe me një skuadër të talentuar në dispozicion të tyre, duke luajtur në Serie B do të ishte e paimagjinueshme. Shto kësaj faktin se në fillimin e kampionatit, ata kishin aspirata të mëdha për të dalë në Evropë pas paraqitjeve fantastike që patën.
Skuadra e e Vincenzo Montellës është në rrëmujë, pasi kanë humbur gjashtë ndeshje radhazi në ligë dhe nuk ka fituar që 13 sosh.
Ndesha e fundit ndaj Genoas do të jetë vendimtare. Fiorentinës i duhet minimalisht vetëm barazimi, ndërsa me një fitore të Genoas mund të shohim befasi të madhe. /Lajmi.net/