Kompany: Jemi skuadra më e mirë në botë

Fituesit e tripletës angleze, Manchester City, janë skuadra më e mirë në botë, sipas kapitenit të skuadrës, Vincent Kompany.

Sport

18/05/2019 22:29

Skuadra e Manchester City ka demoluar skuadrën e Watford, duke e mposhtur skuadrën e Watford me rezultatin 6:0, për të fituar Kupën FA, dhe kompletuar kështu tripletën angleze.

Pas këtij triumfi, Man City ka vulosur sezonin madhështor që ka pasur. Ky sukses ka shtyrë qendër mbrojtësin belg, Kompany, që të mendoj se skuadra e City është më e mira në botë.

“Është skuadra më e mirë në botë për mua. Të vendosësh këso standarde të larta, nuk po flas për një vit, por në dy vite radhazi, është privilegj” ka thënë Kompany për ‘BBC Sport’, transmeton lajmi.net.

Fitorja 6:0 mjaftoi për të barazuar rekordin 116 vjeçar për fitoren më të thellë në finalen e Kupës FA.

Nuk dihet akoma nëse kapiteni do të vazhdojë edhe një sezon me skuadrën e Manchester City, apo ai do të varr këpucët me fundin e këtij edicioni. /Lajmi.net/