Sabri Fejzullahu së shpejti publikon këngën e re, ja disa sekuenca të saj

Sabri Fejzullahu ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.

ShowBiz

15/05/2019 15:15

Sabri Fejzullahu së shpejti publikon këngën e re, titulli i të cilës është “Zemrën gur”, shkruan lajmi.net.

Ishte Fjolla Morina ajo e cila publikoi një video, në të cilën shfaq disa sekuenca të kësaj kënge.

“Sabriano MMV. Hiti i ri po vjen”, ka shkruar Fjolla.

Kujtojmë se “Dashnia ime” titullohet projekti i fundit nga Sabri Fejzullahu, mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur kësaj radhe. /Lajmi.net/