ZYRTARE: Klubi i njohur italian përfundon në shitje
Pasi Palermo përfundoi në Serie C, edhe një tjetër klub i madh italian ka telashe të mëdha.
Sport
Presidenti i Genoas Enrico Preziosi e ka vënë zyrtarisht klubin në shitje.
Preziosi tash e një kohë të gjatë ka shqyrtuar mundësinë e shitjes së klubit, derisa tani ka punësuar një këshilltar financiar, përcjell lajmi.net.
“Genoa Cricket dhe Football Club S.p.A njofton se një mandat i është dhënë Assietta S.p.A., një kompani konsulence financiare, e specializuar në financimin e korporatave, si këshilltar për shitjen e klubit’’.
‘’Për të mbështetur procesin e shitjes, këshilltari do të mbështetet gjithashtu nga një subjekt me një profil ndërkombëtar “, përfundoi njoftimi i Genoas.
Klubi italian tashmë është vetëm një pikë larg zonës së rrezikshme, ku kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në përfundimin e kampionatit. /Lajmi.net/