KB Prishtina kampione e Kosovës për herë të 14-të

KB Prishtina është shpallur kampion i edicionit 2018/19, pas triumfit ndaj KB Rahovecit 75-104.

Sport

10/05/2019 22:59

Ekipi prishtinas arriti që në finalen e katërt të fitonte bindshëm dhe të rrëmbente titullin e edicionit të sivjetmë, të pestin radhazi.

Pjesa e parë i takoi ‘Plisave’, që dominuan 32-45, ani pse çereku i parë i takoi vendasve, shkruan lajmi.net.

Çereku i tretë solli edhe zbehjen e finales, pasi tifozët vendas filluan të gjuanin gjësende në fushë, pas kacafytjes që patën në parket basketbollistët e të dyja ekipeve.

Në fund, Prishtina triumfoi 75-104 dhe rrëmbeu titullin e 14-të në histori.

Te ‘Vreshtarët’ u dalluan Andrew Washington me double-double (15 pikë, 10 kërcime), Fred Richardson me 15 pikë dhe James Stanback me 14 sosh.

Në fitoren e Prishtinës u dalluan Dardan Berisha me 37 pikë, Ahmed Bashir me 25 dhe Divine Myles me 13 pikë.

Prishtina e fitoi serinë 3-1, pas humbjes befasuese që pësoi javën e kaluar në Rahovec. /Lajmi.net/