Ndërprehet finalja mes Rahovecit dhe Prishtinës

22:11 | 10 Maj 2019

Finalja e katërt mes Rahovecit dhe Prishtinës është ndërprerë në çerekun e tretë, ku rezultati është në favor absolut të mysafirëve 52-71.

Arsyeja që ka çuar në ndërprerjen e takimit kanë qenë gjuajtjet e pakontrolluara të tifozëve të pranishëm në palestrën ‘Mizair Isma’.

Krejt kjo ndodhi kur në parket ndodhi një kacafytje mes basketbollistëve, që irritoi edhe publikun, shkruan lajmi.net.

Tifozët nuk u ndalën së gjuajturi gjësende në parket [edhe para se të ndodhte kacafytja], ndërsa basketbollistët e Prishtinës u detyruan të ktheheshin në zhveshtore.

Ndërkohë, është marrë vendimi që të zbrazet salla, pasi dy kryetarët e komunave respektive, Smajl Latifi dhe Shpend Ahmeti u larguan drejt zhveshtores.

Nëse kryeqytetasit arrin fitore, atëherë do shpalleshin kampion për edicionin 2018/19. /Lajmi.net/