Icardi ‘tradhton’ Interin, kalon te Juventusi
Juventus vazhdon të mos heq dorë nga shërbimet e Mauro Icardit.
Sport
Sulmuesi argjentinas po sheh fundin e tij te Inter, pas problemeve te drejtuesit dhe trajnerin Luciano Spalletti.
Argjentinasi raporte të mira nuk ka as me tifozët e Inter, që tashmë janë vendosur në anën e kundërt të tij, duke i kërkuar largimin.
26 vjeçari edhe pas largimit nga Inter, mund të mbetet në Serie A, por të rivalët e Juventus.
‘Tuttosport’ shkruan se Icardi është në krye të listës së Juventus për të zëvendësuar Mario Mandzukic, përcjell ‘lajmi.net’.
Një emër tjetër që po pëlqehet nga Juventus është edhe ai i sulmuesit të Manchester United, Anthony Martial./Lajmi.net/