Pjanic befason Juventusin, mendon largimin nga Serie A

Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic ka deklaruar se e ardhmja e tij në Torino mbetet ende për t’u vendosur dhe ka lënë mundësinë e hapur për kalimin te PSG.

Sport

06/05/2019 11:26

29-vjeçari ka luajtur rol kyç për ‘Bianconerin’ këtë sezon, duke shënuar katër herë në 42 paraqitje.

Ai ka ende edhe katër vite në kontratë, pasi rinovoi në muajin gust, por ka pasur spekulime se PSG dhe Real Madrid janë të interesuar për shërbimet e tij, transmeton lajmi.net.

‘’PSG është një nga ekipet më të mira në Evropë. Në Ligën e Kampionëve, ata kanë nevojë për shtytje. Është një klub që çdo lojtar dëshiron të shkojë’’, tha boshnjaku për Canal+.

‘’Por Juve është klub i respktuar dhe ka një shans të madh për ta fituar Ligën e Kampionëve’’.

‘’Po bëhen tetë vite që jam pjesë e Serie A. Çdo gjë është e mundshme’’, përfundoi Pjanic. /Lajmi.net/