Ford-i do sjellë Mustang-un më të fuqishëm ndonjëherë
Ford mund të sjellë sërish variantin SVO për një seri të ardhshme të modelit 'Mustang'.
Auto & Tek
Seria e parë e SVO ishte një ndër veturat më të shpejta dhe më të shtrejta të prodhuara ndonjëherë nga Mustang.
Megjithatë, sipas një zëdhënësi të Ford, të kontaktuar nga CarBuzz, kompania prodhuese e automobilave po planifikon që ta përforcojë ende më shumë këtë model me një seri të re.
Sipas zëdhënësit, vetura do ketë një motor 2.3-litërsh ‘EcoBoost’, që do t’ia mundësojë veturës të lëvizë në një shpejtësi maksimale prej 250 km në orë.
Ndiqini disa fotografi të veturës. /Lajmi.net/