Nuk i dhimbset fare: E shkatërron me çekan veturën 2-milionë euroshe

Koenigsegg nuk është si shumica e veturave.

Auto & Tek

29/04/2019 17:13

Kompania në fjalë, me origjinë suedeze, është ende subjekt i standardeve rigoroze të sigurisë në të gjithë botën.

Në fakt, kushdo kompani që dëshiron të shesë vetura në shtete të zhvilluara, prodhimi duhet t’i nënshtrohet dhe të kalojë kërkesat e testimit të sigurisë të atij vendi, transmeton lajmi.net.

Punonjësit në Apex One e nënshtruan në testim një veturë 2-milionëshe nga kjo kompani.

Testimi përfshinte goditjet me çekan, mes objekteve të tjera në të mirë të sigurisë së veturës.

Ndiqeni videon për ta parë momentin “torturues”. /Lajmi.net/

YouTube player