Skandali i televizionit prestigjioz ARTE: Kosovën e prezanton me flamur islamik
Televizionin franko-gjerman ARTE, i ka kushtuar një reportazh Kosovës, por që shtetin tonë e prezanton me një flamur krejt tjetër.

Lajme
Televizionin franko-gjerman ARTE, i ka kushtuar një reportazh Kosovës, duke treguar se ku gjendet aktualisht Kosova pas pavarësisë, shkruan lajmi.net.
Në këtë reportazh, ky televizion e ka paraqitur Kosovën me një flamur krejt tjetër.
Duke treguar se sa për qind shqiptarë i takojnë besimit mysliman, ky televizion me grafika ka përdorur një flamur me ngjyrë të gjelbër me gjysmë hënë dhe me një yll, kështu duke pretenduar të tregoj që Kosova ka qenë nën okupimin osman për shkuj të tërë.
Sipas këtij reportazhi, Kosova ka 90 për qind shqiptarë që i takojnë komunitetit mysliman, po ashtu në Kosovë jetojnë edhe komunitete të tjera si boshnjak, goran, egjiptas, rom, ashkali dhe 6 për qind serb që i takojnë religjionin ortodoks.
11 vjet pas pavarësisë, sipas televizionit ARTE, Kosova është ende në një pozitë të vështirë.
“I panjohur nga bashkësia ndërkombëtare dhe disa shtete evropiane, nuk është ekonomikisht e qëndrueshme dhe tokë pjellore për korrupsionin dhe strukturat mafioze. Sot, vendi i vogël evropian po lufton për autonomi më shumë se kurrë”, thuhet në përshkrimin e videos. /Lajmi.net/
