Personat që pinë rregullisht kafe, parandalojnë këtë lloj kanceri

Rreziku për tumorin më të shpeshtë pas menopauzës mund të zvogëlohet duke pirë kafe.

Lifestyle

09/04/2019 09:06

Kështu ka pohuar një studim madhor i realizuar nga Vanderbilt University, transmeton lajmi.net.

Në hulumtimin në fjalë, është studiuar ndikimi i pirjes së kafesë në karcinomën e lëkurës në mbi 77 mijë gra të moshuara. Hulumtimi është bërë në një periudhë kohore, që fillon nga viti 1990.

Ndërkaq, parasysh janë marrë të gjithë shkaktarët tjerë të mundshëm të karcinomës, siç janë: duhani, alkooli, mosha, BMI-ja, ndikimi i ambientit dhe rrezeve të diellit.

Pas këtyre analizave, shkencëtarët rezultuan se konsumimi i një filxhani me kafe në ditë ishte i lidhur me 5 për qind të zvogëlimit të paraqitjes së karcinomës së lëkurës.

Gratë të cilat pinin gjashtë filxhanë me kafe në ditë kanë qenë për 30 për qind më pak të rrezikuara nga ky lloj kanceri sesa gratë tjera. /Lajmi.net/