Modelja shqiptare ka për t’i thënë diçka presidentit, Donald Trump
Modelja shqiptare, Emina Çunmulaj prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
ShowBiz
Emina tashmë është e martuar me biznesmenin izraelit, Sam Nazarian me të cilin ka edhe dy vajza, shkruan lajmi.net.
Emina së fundmi si qytetare e Amerikës, ka për t’i thënë disa fjalë presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
“I dashur Trump… Më duhet t’i marr fëmijët e mi… Dhe për juve më duhet me prit 2 orë. Dhe as nuk mund të parkohem e as të eci në këmbë. Vërtetë?!!!”, janë fjalët e saj drejtuar Trump-it.
Edhe pse është larg trojeve shqiptare, Çunmulaj nuk ngurron asnjëherë të tregojë dashurinë e madhe që ka për vendin e saj. /Lajmi.net/