Psikologët dhe terapistët: ‘Fortnite’ po “injektohet” sikur droga tek fëmijët
"Nuk flenë, nuk shkojnë në shkollë, heqin dorë nga aktivitetet sociale dhe ato sportive", deklaroi Michael Rich, pediatër, duke iu referuar pasojave që shkakton video-loja popullore 'Fortnite'.
Lifestyle
Denoncimi i pediatrit Rich është vetëm një nga shumë që përshkruajnë një mani aq intensive saqë fëmijët po detyrohen të vizitojnë terapista për t’u larguar nga ndikimi i lojës, transmeton lajmi.net.
“Trajtimi i tyre është i ngjashëm me atë të trajtimit të fëmijëve të varur nga droga”, deklaroi Rich Domenico, terapist.
Shqetësimi i prindërve në kalimin e një kohe të gjatë duke luajtur një lojë nuk është diçka e re. Por, disa faktorë të rëndësishëm kanë ndikuar që t’i bëjnë lojërat e ditëve të sotme kaq atraktive.
Teknologjia e përmirësuar i ka bërë lojërat më interaktive, më joshëse dhe më artistike, tha Douglas Gentile, një profesor i psikologjisë në Universitetin e Iowa-s.
Në rastin e “Fortnite”, manipulimi psikologjik kombinohet me ngjyrat e ndritshme të lojës, intrigat e shumta elementin e ndërveprimit shoqëror për të stimuluar trurin dhe për ta trajnuar atë për kërkim të vazhdueshëm, sipas psikologut nga Universiteti i Iowa-s. /Lajmi.net/