E ardhmja e Gundogan tek Man City në pikëpyetje, shkak hetimet financiare
Hetimet e UEFA në financat e Manchester City janë duke komplikuar situatën për skuadrën angleze.
Sport
Planet e ‘Citizens’ për Ilkay Gundogan mund të mos realizohen si pasojë e këtyre hetimeve, shkruan ‘Mirror’, transmeton lajmi.net.
Skuadra e Pep Guardiola është duke u hetuar për shkeljen e rregullave të Fair Play Financiar.
Skuadra planifikonte që t’i ofronte një kontratë të majme Gundogan, kontrata e së cilit skadon verën e ardhshme, por kjo gjë mund të mos ndodh pas hetimeve nga UEFA.
Kujtojmë se mesfushori i kombëtares gjermane ka thënë se është i hapur për largim, pasi gjithmonë dëshiron sfida të reja. /Lajmi.net/