Trajneri i Danimarkës: Bullgarinë mund ta mposhtni, Anglinë ta befasoni
Pak ditë pasi tha që ndeshja ndaj Kosovës do të jetë një stërvitje, trajneri i Danimarkës, Age Heraide, ka vendosur të ndryshojë deklaratat.
Sport
Age Heraide, është befasuar nga paraqitja e Kosovës në barazimin 2:2 ndaj Danimarkës.
Ai pret që Kosova të mposht Bullgarinë më 25 mars, por pse jo edhe ta befasojë Anglinë.
“Kosova është më të vërtetë e talentuar. Mendoj se ju mund ta mposhtni Bullgarinë”, ka deklaruar Heraide.
“Kosova do të jetë një vend befasues edhe për Anglinë”./Lajmi.net/