Arifi e pranon se ka kontrabandë të mallrave serbe në Kosovë
Këshilltari politik i kryeministrit Ramush Haradinaj, Avni Arifi, e ka konfirmuar që ka kontrabandë të mallrave serbe në Kosovë.

Lajme
Avni Arifi, këshilltar politik i kryeministrit Ramush Haradinaj, e ka pranuar që ka kontrabandë të mallrave serbe në Kosovë, shkruan lajmi.net.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar, Arifi pavarësisht se ka pranuar kontrabandën e mallrave serbe në Kosovë, ai edhe e ka arsyetuar vendosjen e taksës ndaj Serbisë.
“E vërteta është se shteti Serb për momentin ka mbet pa këtë treg dhe çdo ditë e më shumë po kuptohet se cilido shtet nuk mundet ta ketë një treg njerëzit e të cilit as nuk i njeh as nuk i respekton”, ka shkruar ndër të tjera Arifi.
Lexo edhe:
Rritet kontrabandimi i mallrave ushqimore serbe që nga vendosja e taksës
Ky reagim i Arifit ka ardhur pas një postimi që e ka bërë kreu i LDK-së, Isa Mustafa, në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ku tha se është Kosova ajo që po e paguan taksën 100 për qind e jo Serbia.
Lexo edhe:
Postimi i plotë i Arifit pa ndërhyrje:
Është absurd, i ligë dhe për gjynah konstatimi se €50 miljon që Kosova për çdo muaj i importonte nga Serbia qenkan zëvendësuar me kontrabandë.
Njerëz, mos u tallni me inteligjencën tuaj!!!
E vërtetë se ka kontrabandë dhe gjithë ka pasur por të pohohet se efekti i tarifës është i papërfillshëm është xhelozi pak e “vocërr” e pak e sēmurë.
E vërteta është se shteti Serb për momentin ka mbet pa këtë treg dhe çdo ditë e më shumë po kuptohet se cilido shtet nuk mundet ta ketë një treg njerëzit e të cilit as nuk i njeh as nuk i respekton.
Kosova spo paguan për tarifa. Kosova po respekton vetveten. /Lajmi.net/