Pacolli: Serbia të ulet në tryezën e dialogut – Ka shkuar shumë larg me gishtin e fajësisë

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se Vuçiq dhe Daçiq duhet ta dinë që është koha që Serbia të ulet në tryezën e dialogut.

Lajme

16/03/2019 17:20

Pacolli thotë se Serbia ka shkuar shumë larg me gishtin e fajësisë.

“Komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar dhe vënë një kusht të paqes në rajon që është njohja e shtetit të Kosovës nga Serbia”.

“Serbia nuk ka nevojë për armë dhe bashkëpunim ushtarak me Rusinë, sepse opsioni i vetëm që Serbia ka është opsioni i dialogut, njohjes së shtetit të ri, Kosovës dhe rregullimit të dëmeve të shkaktuara gjatë luftës”.

“Pozita e Kosovës nuk dobësohet duke bojkotuar dialogun”.

“Dialogu duhet të rifillojë sa më shpejt të jetë e mundur, përndryshe plagët e shkaktuara në dëm të popullatës shqiptare nga pushteti serb nuk do të shërohen kurrë”. /Lajmi.net/