Irina Shayk nis pushimet në Miami, mahnit me format trupore

Supermodelja e njohur tregon format në bikini të zeza, gjatë pushimeve në Miami, një javë pas performancës së Bradley Cooper dhe Lady Gagas në “Oscars”.

ShowBiz

08/03/2019 23:30

Gjatë muajit të kaluar qarkulluan thashetheme se Lady Gaga është në lidhje dashurie me Bradley Cooper, pasi u shfaqën të afërt në performancën e tyre në “Oscars” dhe kjo nxiti spekulime rreth kësaj lidhjeje, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Pak më shumë se një javë pas mohimit të lidhjes nga Gaga, partnerja e Bradley Cooper, Irina Shayk, tregoi linjat e pabesueshme teksa po qëndronte në Miami, Florida.

Supermodelja ruse, 22 vjeçe, e cila ka një vajzë, Lean, me aktorin 44 vjeçar, shfaqi format trupore në bikini.

Irina dhe Bradley filluan lidhjen në prill 2015, pas dy vitesh ata mirëpritën vajzën e tyre Lea De Seine, më 21 mars 2017 në Los Angeles. /Lajmi.net/