Vdes i aksidentuari në Podujevë
Një aksident trafiku ka përfunduar me fatalitet.
Lajme
Një person i cili u aksidentua ditë më parë në fshatin Lluzhan të Podujevës, ka vdekur dje në QKUK.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
“Në lidhje me rastin me datën 06.03.2019 viktima mashkull K/Shqiptar i cili për shkak të lëndimeve ka qenë i shtrirë në repartin e kujdesit intensiv në QKUK ka ndërruar jetë”, ka njoftuar policia.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. /Lajmi.net/