Incizohet duke bërë gjumë, ndërsa makina e tij po ecte 120 km/h
Një tjetër person është kapur nga kamera duke fjetur në makinën e tij Tesla, ndërsa ngiste atë në versionin ‘autopilot’ në një shpejtësi prej 120 km/h.
Auto & Tek
Personi u xhirua nga dikush në një makinë të afërt, i cili ishte i tronditur që e shihte atë duke gërhitur në njërën nga rrugët ndërshtetërore të Los Anxhelosit, transmeton lajmi.net.
Ai llogaritet si njeriu i dytë të kapur në video ndërsa fle dhe përdorë autopilotin e Teslës në dy muajt e fundit.
Në video, duart e njeriut nuk janë të dukshme në timon.
Ai gjithashtu duket i qetë, me kokë të mbështetur për ulëses.
Ndiqeni videon për ta kuptuar më shumë situatën. /Lajmi.net/